7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

I mituri me shokë sulmon dy persona në Drenas, viktimat përfundojnë në QKUK

Konfliktet mes të rinjtë jo rrallëherë eskalojnë në përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Motivet shpesh dalin të jenë banale dhe lidhen me probleme për të cilat ata nuk arrijnë të merren vesh dhe për pasojë futen në sherr, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje pasdite te stacioni i autobusëve në Drenas, ku një i mitur dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy persona.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i mituri ka qenë i shoqëruar edhe nga disa persona tjerë, të cilët nuk janë identifikuar ende. Viktimat, njëri nga ta po ashtu i mitur, janë dërguar me urgjencë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas për ndihmë mjekësore.

Mirëpo për shkak të natyrës së lëndimeve, viktimat janë transportuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 16-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img