Policia ka njoftuar se një i mitur është gjetur i vdekur në një serrë afër shtëpisë së tij në Viti.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është hapur si “vdekje e dyshimtë”.
Njoftimi i plotë i policisë:
Viti 29.01.2022-23:33. Është raportuar se në një serrë afër shtëpisë së tij, është gjetur trupi i viktimës mashkull kosovar (i mitur). Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore.