Site icon PrishtinaPress

I mbijetuari rrëfen për aksidentin tragjik: Shumica e udhëtarëve ishim duke fjetur

Fidan Hajdaraj nga Komuna e Istogut është njëri nga udhëtarët që për fat të mirë ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz trupor në tragjedinë e ndodhur në Kroaci.

Ai për RTK-në ka thënë se tragjedia ka ndodhur shumë shpejt.

“Aksidenti ka ndodhur afërsisht rreth orës 6 të mëngjesit. Shumica e udhëtarëve kemi qenë duke fjetur kur ka ndodhur aksidenti. Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Unë kam qenë me një udhëtarë nga Juniku”, tregon mërgimtare, përcjell Telegrafi.

Hajdaraj thotë se autoritetet kroate ju kanë ndihmuar shumë në këtë rast fatkeqësie.

“Trupat e parë jemi munduar t’i largojmë ne vet derisa ka arritur ndihma mjekësore e autoriteteve kroate”.

Udhëtari nga Istogu thotë se rreth 15 persona që nuk kanë pasur lëndime të theksuara fizike janë trajtuar shumë mirë nga autoritetet kroate.

“Neve në fillim na kanë dërguar në stacionin më të afërt policor e më pas na kanë akomoduar në hotel ku jemi dhe tash”.

Hajdaraj thotë se në aksident kanë pësuar udhëtarë që kanë qenë në vende të ndryshme të autobusit, nga të dy katet.

“Kanë pësuar disa që kanë qenë lartë e disa poshtë. Thjesht ka qenë çështje fati kush ka shpëtuar e kush ka pësuar”.

I riu thotë se nuk ka pasur ndonjë familjarë në këtë udhëtim por thjeshtë ka qëlluar me udhëtarë të rastësishëm.

Exit mobile version