1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

I mbijetuari i masakrës së Dubravës: E rëndë ta vizitosh vendin ku je maltretuar çdo ditë (VIDEO)

Sadik Zeqiri, i mbijetuar i masakrës së Dubravës, ka folur për kohën e kaluar në burgun e Dobravës.

Zeqiri tha se për çdo përvjetor e vizitojnë Dubravën, duke shtuar se është e rëndë të shkosh në një vend në të cilin je maltretuar e rrahur çdo ditë.

“Për çdo përvjetor më 22 maj e vizitojmë Dubravën, vendin ku jemi maltretuar për ditë me radhë. Jemi një këshilli i vetshpallur organizativ ku shkojmë e vizitojmë vendin ku na janë vrarë shokët e dhomave. Është e rëndë ta vizitosh vendin ku je maltretuar e rrahur çdo ditë. Por prapë ndiejmë një lloj lehtësimi shpirtëror sepse i kujtojmë ata që janë vrarë dhe vendet ku jemi strehuar e fshehur. E përjetojmë, i shohim e i prekim vendet ku kemi kaluar tmerrin”, u shpreh Zeqiri në Edicioni Special.

Zeqiri tha se gjatë muajit mars 1999, para bombardimeve, në burgun e Dubravës janë dërguar të burgosur nga e gjithë Kosova si dhe ata që kanë qenë nëpër burgjet e Serbisë.

“Kanë filluar t’i mbledhin gjithë të burgosurit që kanë qenë nëpër burgjet e Kosovës e pastaj edhe të Serbisë. Rreth 60 të burgosur na kanë transferuar nga burgu i Pejës më 15 mars, para bombardimeve, ndërsa të tjerët i kanë sjellë pas fillimit të bombardimeve”, shtoi ai.

Ai tha se në burgun e Dubravë ishin dërguar edhe njerëz që i kishin kidnapuar, mbi 150.

“Na kanë vendosur në pavijonin C, i izolimit, i kemi pasur të drejtat e kufizuara, s’kemi pasur të drejtë të dalim as në shëtitje. Edhe ushqimin na kanë sjellë brenda në dhoma. S’kemi qenë të dënuar, por pritej të dënoheshim deri në 10 vjet për veprat e kryera”, vazhdoi ai.

Zeqiri theksoi se sjelljet e gardianëve nuk kishin qenë të egra para bombardimeve të NATO-s. Sipas tij, tmerri aty nisi pas këtyre bombardimeve.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img