16.8 C
Pristina
Tuesday, April 15, 2025

Buy now

spot_img

I mbijetuari i dhunës seksuale tregon si ndodhi ngjarja e rëndë: Më e keqja që mund të ndodh në jetë

Pas më shumë se dy dekadash vendosi ta thyente heshtjen.

I mbijetuari i dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë, Ramadan Nishori, foli rreth ngjarjes së rëndë që i ka ndodhur më fundin e shtatorit të 98-tës.

“Isha 21 vjeçar, u larguam nga shtëpia në Negroc për tek dajtë. Shtëpinë tonë e liruam për UÇK-në. Më 26 shtator, u bë një ofensiv në fshatin Negroc. U detyruam ne të rinjtë të largohemi nga aty. Të nesërmen nga rrethuan serbët, na ndanë burrat nga gratë dhe na çuan në stacionin policor në Drenas”, shpjegoi ai.

Ai tregoi edhe momentin kur ndodhi ngjarja e tmerrshme.

“Na kanë maltretuar. Pas mesnatës, ka ardhur rendi jem me më marrë në pyetje. Një shqiptar punonte me ta. Kanë ardhur dy policë me uniforma, më kanë ngrehë zhag dhe më kanë futur në banjo dhe aty ndodhi më e keqja, më e keqja që mund të ndodhë në jetë. Njëri më dhunoi dhe duke u përgatitur i dyti nga britmat e mia, ai shqiptari ka hyrë dhe më ka nxjerrë nga aty”, u shpreh Nishori.

“Më kanë kërcënuar se kjo çka të ka ndodhur ty nuk guxon t’i tregosh askujt. Të nesërmen, na thirrën na hipën në autobus dhe na çuan në Burgun e Prishtinës. Na kanë maltretuar, aty kam qëndruar tre muaj. Nga aty në Lipjan edhe aty maltretime”.

I mbijetuari i dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, theksoi se në Burgun e Dubravës përjetoi një Masakër.

“Për mua atë kohë vdekja ishte paqe”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img