Site icon PrishtinaPress

I mbajtën të mbyllura dy gra, këta janë personat që u vetdorëzuan sot në Polici

Valon Morina (30) dhe Burim Strumcaku (32), të shpallur në kërkim publik nga Policia e Kosovës, janë vetdorëzuar sot në stacionin e Policisë në Drenas.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se të dyshuarit janë paraqitur në mesditë dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Morina e Strumcaku u shpallën në kërkim nga policia duke iu publikuar edhe fotografitë e tyre për një rast të raportuar në nëntor të vitit të kaluar, nga dy femra.

Ato kishin deklaruar se pa dëshirën e tyre janë mbajtur të mbyllura në dy lokacione të ndryshme (Prishtinë dhe Drenas) si dhe janë sulmuar fizikisht nga personat e dyshuar./IndeksOnline/

Exit mobile version