Një person i maskuar e me thikë në dorë ka vjedhur disa para nga dy punëtorë të një pike karburanti në rrugën “Skënderbeu” në Gjilan.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas orës 21:00.
Policinë e kanë njoftuar vetë punëtorët, të cilët raportuan si ndodhi ngjarja.
“Viktimat një mashkull dhe një femër kosovarë, punëtorë në një pikë karburanti, kanë raportuar se një person i dyshuar me maskë në kokë dhe nën kërcënimin e një arme të ftohtë thikë ka grabitur rreth 700-800€ nga punëtori i pompës së derivateve, ndërsa nga punëtorja ka grabitur rreth 100-150€ dhe kishte ikur”, ka njoftuar policia.
Ajo tha se rasti është duke u hetuar.