Prej kohësh tashmë dihet “dashuria” e madhe që tekniku ka për “fantazistin” spanjoll, Dani Olmo, me këtë të fundit që, prej 3-sezonesh, është duke shkëlqyer me fanellën e “Demave” të RB Leipzig, në Kampionatin gjerman të futbollit, Bundesliga.
Për këtë arsye, tekniku Xavi e ka kthyer në “kusht” transferimin e 25-vjeçarit, sezonin e ardhshëm në Katalunjë, mirëpo problem vijon të mbetet klauzola e lojtarit, me drejtuesit e klubit gjerman që kërkojnë jo më pak se 60 milionë euro për ta lënë “fantazistin” të shkojë, shifër kjo e pamundur për t’u paguar nga Barça, duke parë dhe problemet financiare të klubit.
Lojtari i Kombëtares “iberike”I “mahnitur” nga Dani Olmo, Xavi kërkon më ngulm transferimin e 25-vjeçarit spanjoll ua ka bërë të qartë drejtuesve të Leipzig dëshirën e tij për të luajtur në “Camp Nou” dhe për këtë arsye tekniku Xavi po i kërkon me ngulm, Presidentit Joan Laporta kryerjen e këtij transferimi.