I lënduari nga shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren është dërguar në Turqi për trajtim mjekësor.
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Ambasadën e Turqisë në Prishtinë kanë siguruar trajtimin mjekësor dhe transportin emergjent të tij, me aeroplan special.
“Me këtë rast, Bashkësia Islame e Kosovës falënderon Ambasadën e Republikës së Turqisë dhe Qeverinë turke për mundësinë e trajtimit mjekësor në Qendrën Hulumtuese Spitalore për diegie të thella në Stamboll të Turqisë, duke bërë apel kështu për kujdes edhe më të shtuar”, thuhet tutje në njoftimin e BIK-ut.