Në qytetin e Mitrovicës Veriore një qytetar ka njoftuar organet e rendit për një rast që i ka ndodhur.
Ai ka njoftuar policinë se dikush te hyrja e banesës së tij i ka lënë një flamur serb me një mbishkrim nacionalist.
Për këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe rasti ka kaluar në hetime të mëtejmë.
“Mitrovicë-Veri 21.10.2023-13:30. Ankuesi kosovar ka raportuar se para hyrjes së banesës së tij, ka gjetur një flamur serb dhe një letër me mbishkrim nacionalist. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.