Site icon PrishtinaPress

I kthehet shpresa, “Fortis Beton” dhe Orest Sota dhurojnë 20 mijë Euro për vajzën me probleme zemre

Një javë më parë, Tv Klan transmetoi rastin e vogëlushes Esmeralda Halilaj nga Picarë, Vlorë.

Ajo është 14-muajshe dhe po lufton me jetën, si pasojë e një problemi në zemër shumë kompleks e të rëndë.

Prindërit nuk kanë asnjë mundësi ta dërgojnë jashtë dhe në vendin tonë nuk kryhet dot kjo ndërhyrje delikate.

“Jam babai i Esmeraldës. Vajza ime ka lindur me sindromën down, ka probleme me zemrën. Është me zmadhim zemre, nuk ka perde në zemër dhe kam frikë se vajza ime nuk do të jetë po nuk bëri ndërhyrje brenda këtij muaji. Ka pasur momente kur kam dashur që të vras veten, nuk e kam dashur jetën time kur e shikoj fëmijën tim të vuajë ashtu, sidomos kur e zënë krizat, më mirë të iki unë se sa të ikë ajo. Dua që ajo të jetojë si të gjithë, të shkojë në shkollë me motrën e saj, por të jetojë si të gjithë njerëzit, le të jetë me sindromën down, vetëm ta kem këtu. Jap jetën time, ta marrë ajo zemrën time, vetëm të jetojë ajo. Gjithë shqiptarëve ju bëj thirrje, i bëj thirrje “Fundjavës Ndryshe” pak, një lekë të vogël të japin për atë fëmijën tim, ta shpëtojnë, nuk dua asnjë pasuri në jetë, dua të fle përjashta, dua vetëm të më jetojë fëmija im. Nuk e duroj dot jetën time”, shprehej mes dhimbjes babai i fëmijës.

Operacioni i saj kushton 20.000 € dhe pas apelit nga emisioni “Stop” dhe fondacioni “Fundjavë Ndryshe”, Fortis Beton dhe Orest Sota kanë dhuruar 20 mijë Euro, duke marrë përsipër ndërhyrjen e vogëlushes Esmeralda Halilaj.

 

Exit mobile version