“I kishin bërë pritë me shkurre” – Zbulohen detaje si u ekzekutua me 10 plumba, Klevis Kapllani

89
Advertisement

Ekzekutimi me të paktën 10 plumba ndaj 33 vjeçarit Klevis Kapllani në Rrogozhinë, ishte një akt i planifikuar nga autorët, të cilët kanë menduar dhe për mënyrën sesi do t’i bëjnë pritë të riut, babai i një foshnje 2 muajshe.

Advertisement

Daja i viktimës ka folur për median, duke treguar se nipit i kishin bërë pritë duke e zënë rrugën me shkurre.

“I kanë vënë shkurre përpara dhe i kanë zënë pritë. Është diçka e paramenduar. Shteti të marrë masa, të jete vigjilent, kur njerëzit kanë probleme. Një çun 32 vjeç që ka lënë një fëmijë dy muajsh i shkarkojnë kallashin në mes të natës”, shprehet ai.

Në vendin e ngjarjes hetuesit kanë gjetur një pistoletë dhe të paktën 10 gëzhoja. Ekspertiza do të nxjerrë më tutje nëse arma ka qenë ajo e krimit apo e viktimës.

Ende nuk dihet orari ekzakt se kur është vrarë 33 vjeçari, por hetuesit thonë se Kapllani është ekzekutuar gjatë intervalit kohor 11-12 të natës së djeshme, kjo pasi i riu kishte dalë për të pirë kafe rreth orës 9 të darkës dhe nuk ishte kthyer më në banesë.

Trupin e pajetë të Kapllanit e ka pikasur një banor i zonës (në fshatin Sinaballaj), i cili kishte dalë nga shtëpia rreth orës 6 të mëngjesit për të shitur qumësht.

Klement Kapllani rezulton të jetë person me precedentë të mëparshëm penale në Itali, ku dhe është dënuar për trafik droge. Prej dy vitesh 33 vjeçari ndodhej në Shqipëri dhe nuk kishte patur konflikte me të tjerë persona, çka ka sjellë në dyshime se ngjarja ka ardhur për shkak të së shkuarës dhe pazareve të drogës.

PostAdssFotoja e reklamës