Moises Caicedo e ka kërkuar publikisht largimin nga Brighton Hove & Albion në këtë afat kalimtar dimëror.
Kërkesa e tij vije vetëm pak kohë pasi u raportua se Arsenali bëri ofertë zyrtare për të, transmeton Prishtinapress.
Megjithatë, oferta prej 60 milionë funtesh e “Topçinjve” u refuzua nga Brightoni, pasi klubi e konsideron si të pashitshëm mesfushorin.
Caicedo, përmes një postimi në “Instagram”, e bëri të qartë se e dëshiron largimin.
“I jam mirënjohës z. Bloom dhe Brighton që më dhanë mundësinë të vij në Premierligë dhe ndjej se kam bërë gjithmonë më të mirën për ta. Unë gjithmonë luaj futboll me buzëqeshje dhe me zemër. Unë jam më i riu nga 10 vëllezërit e motrat nga një edukim i dobët në Santa Domingo në Ekuador. Ëndrra ime gjithmonë të jem lojtari më i dekoruar në historinë e Ekuadorit. Jam krenar që jam në gjendje të sjell një tarifë rekord transferimi për Brighton që do t’i lejonte ata ta ri-investonin dhe të ndihmonte klubin të vazhdojë të jetë i suksesshëm. Tifozët më kanë marrë në zemrat e tyre dhe ata do të jenë gjithmonë në zemrën time, kështu që shpresoj që ata të kuptojnë pse dua të shfrytëzoj këtë mundësi madhështore”, ka shkruar ekuadoriani.
Për 21-vjeçarin interesim ka shprehur edhe Chelsea. Një ofertë prej 55 milionë funtesh e “Bluve” ishte raportuar se u refuzua javën e kaluar.
Moises Caicedo ka kontratë të vlefshme më Brightonin deri në verën e vitit 2025./Prishtinapress/