Site icon PrishtinaPress

I kërkoi Haradinajt shkarkimin e ministrave, por Abdixhiku s`përgjigjet për aktakuzën e Haki Rugovës

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ishte deputeti Lumir Abdixhiku nga radhët e LDK-së, që i drejtoi një kritikë kryeministrit Ramush Haradinaj.

Abdixhiku i ka bërë thirrje Haradinajt që të largojë nga pozita të gjithë ministrat ndaj të cilëve janë ngritur aktakuza, shkruan Indeksonline.

Se di qysh kryeminstri mund të punojë me kaq shumë individë me aktakuzë. Kemi dy ministra, një për shtënje me armë, e tjetri për tortura. Pesë ministra në total me probleme me ligjin. Është rekord i ri. Në asnjë qeveri nuk ekziston që të jenë tre minstra në aktakuzë, e dy të tjerë nën hetime”, kishte thënë Abdixhiku.

Por, pikërisht sot Gjykata Themelore e Gjakovës ka ngritur aktakuza për konflikt interesi ndaj kryetarit të komunës së Istogut, Haki Rugova. Ky i fundit dyshohet t`i ketë dhënë tender vëllaut të tij, Gani Rugovës në vlerë rreth 300 mijë euro.

Me këtë rast, Indeksonline ka kontaktuar Abdixhikun përmes telefonit për ta pyetur nëse kërkesa për shkarkim të ministrave me aktakuza, duhet të vlejë edhe për kryetarin e LDK-së në Istog ndaj të cilit u ngrit aktakuzë për konflikt interesi.

Mirëpo, Abdixhiku si shumë herë të tjera, edhe sot ka qenë i paqasshëm për redaksinë e Indeksonline.

Exit mobile version