Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Ferizaj, nën dyshimin për kërcënim me jetë të dy prindërve të tij.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Ferizaj 23.06.2023 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kanosur me jetë dy prindërit e tij viktimat kosovarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.