Site icon PrishtinaPress

I kanosi familjarët e tij, derisa ishte duke u arrestuar e sulmoi zyrtarin policor

Një person është arrestuar dje në Ferizaj pasi i ka kanosur disa persona të familjes së tij.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se po ashtu gjatë intervenimit i njëjti e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor,  i cili ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Exit mobile version