Site icon PrishtinaPress

“I kam mundësitë të shkoj vet” – Profa nuk e pranon ofertën e Labit për pushim në Turqi

Profesori Lulzim Paci i cili gjatë ditës së djeshme mori shumë mesazhe mbështetëse për shkak të bullizimit që iu bë në rrjete sociale, e ka falënderuar këngëtarin Labinot Tahiri i cili i ofroi një pushim në Turqi, por ai ka thënë se i ka mundësitë që këtë udhëtim ta përballojë vetë.

Profesori Paci ka thënë madje se me datën 23 do të udhëtojë për në Turqi.

Ndërkaq Labi ka thënë se prapë se prapë ai do të qëndrojë pas ofertës që ia ka bërë profesorit nga Vushtrria.

Postimi i plotë:

Mirëmengjesi prof dhe qytetar!
Se pari, nje vleresim për deputeten që kishte kerkuar falje e qe as nuk e kisha ditur se kush e ka berë ate postim për herë të parë, por që kërkim falja pranohet te Zoti e lere me te njeriu. Prandaj respekt për deputeten.
E dyta, o prof i yni!
Pasha besën e Zotit, për ato bileta që e kam cekur, e kam cekur që nga duart e shqiptarëve vetem në shenjë respekti, se që i ke mundesitë personale me shkua në pushime ate e dim, dhe po ashtu edhe nga miqët e familjarët e tu e kuptuam që kujdesën për ju!
Atë premtim e kam thënë pa asnjë të keqe, se me pas mundesi, të gjithë mësimdhënësit i kisha shpërblyer me pushime vetëm me ju dhurua vullnet, se boll që na i mesojnë femijet tanê me ato rroga të vogla.

Exit mobile version