Site icon PrishtinaPress

“I kam hapur punë vetes”, çfarë po ndodh me Arbana Osmanin këto ditë

Arbana Osmani është një nga personazhet më të suksesshëm të momentit. Vetëm pak ditë më parë, ajo zbuloi se do të prezantonte Festivalin e Këngës. Ndërkohë, krahas kësaj, Arbana është e angazhuar dhe me prezantimin e filmit “Sofia”.

Mirëpo, pavarësisht, kohës së ngarkuar, ajo nuk harron t’i dedikohet edhe familjes. Çdo mbrëmje tregon përmes postimeve të ndryshme gatimet e saj. Moderatorja mundohet të jetë sa më afër fëmijëve të saj, duke i kënaqur pafund.

Pak minuta më parë, Osmani ka treguar se tashmë në shtëpinë e tyre kanë marr një lepur, i cili mesa duket i ka hapur shumë “punë”.

“Me ça i kam hap punë vetes këto ditë”, ka shkruar ajo krahas fotove ku duket shumë e qeshur./abcnews.al

Exit mobile version