4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

I jepet lamtumira e fundit shqiptares që u vra nga i dashuri i saj dhe u muros në Spanjë

Sibora Gagani, e reja shqiptare u vra nga i dashuri i saj rreth 9 vite më parë.

Ajo ishte vetëm 22-vjeç kur u pa për herë të fundit. Shqiptares i është dhënë lamtumira e fundit nga familja dhe të afërmit.

Trupi i pajetë i saj u gjet rreth 5 muaj më parë i murosur në një apartament në Torremolinos, në Spanjë, shkruan abcnews.

Nëna e Siborës mes lotësh dhe dhimbjes i ka dhënë lamtumirën e fundit në Itali vajzës së saj, ndërsa shprehet se është e shkatërruar dhe se bashkë me vajzës edhe ajo ka vdekur.

“Marco shkatërroi jetën e vajzës time, por në të njëjtën kohë mori edhe jetën time. Zemra ime ka vdekur bashkë me të”, shprehet ajo.

Këto janë fjalët e një nënë e cila për nëntë vite nuk kishte asnjë informacion për vajzën e saj dhe më pas merr vesh lajmin e kobshëm se të bijën ia kishin vrarë dhe zbulon se trupi ishte murosur në një apartament.

Ishte pikërisht vrasja e një gruaje tjetër, më 17 maj, nga i njëjti burrë në të njëjtin qytet, ajo shkaktoi edhe njëherë rihetim të ngjarjes, dhe pas kontrolleve të vazhdueshme policia arriti të gjente trupin e Siborës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img