1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

I hodhi acid në fytyrë për 30 mijë euro avokates italiane, lirohet pas 9 vitesh shqiptari

41-vjeçari shqiptar që i hodhi acid në fytyrë avokates italiane, Lucia Annibali është liruar nga burgu pas 9 vitesh. Rubin Talabani u pagua 30 mijë euro për sulmin ndaj saj.

Akti i tmerrshëm ishte porositur nga Luca Varani, gjithashtu avokat, i cili më 16 prill 2013 i kishte kërkuar Rubin Talabanit dhe një shqiptari tjetër, Altistin Precetaj që t’i hidhnin avokates acid në fytyrë.

Asokohe, të dy kanë qenë pranë shtëpisë së saj kur e sulmuan duke i hedhur acid në fytyrë. Të dy shqiptarët ishin dënuar nga Gjykata e Apelit në Romë me 12 vite burg, ndërsa porositësi Luca Varani me 20 vjet burg.

Lajmi për lirimin e Talabanit u dha nga avokati i tij, i cili pas një gjyqi në Pesaro për trafik të dyshuar droge, pasi doli nga senaca tha se Talaban është i lirë dhe jeton në Shqipëri. Ai shpjegoi se 41-vjeçari është liruar falë një ligji për krimet e kryera nga të huaj, i cili parashikon që i dënuari të dëbohet dhe të kthehet në shtëpi me ndalim kthimi në Itali për dhjetë vjet.

Vetë Annibali komentoi lirimin e shqiptarit, ku tha se “U dënua me 12 vjet, vuajti 9 vite këtu, dihej se do të dëbohej. Shpresoj se ai e kuptoi sa keq bëri. Dhe gjithsesi nuk më tremb. Është në Shqipëri tashmë.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img