Sot në stacionin policor në Lipjan, një qytetar me inicialet A.B., ka dorëzuar një portofol, të gjetur në rrugë.
Brenda në portofol kishte 620 euro dhe dokumente personale, transmeton IndeksOnline.
Policia ka njoftuar se paratë dhe dokumentet i janë kthyer pronarit.