Site icon PrishtinaPress

I garbiti qaforen e arit nga qafa, arrestohet i dyshuari në Prizren

Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren kanë arretsuar një person të dyshuar për grabitje, sot më 27.07.2024.

Kështu  bëhet e ditur në një komunikatë të Policisë, në të cilën thuhet se i dyshuari O. H., viktimës, me forcë i kishte grabitur nga qafa qaforen e arit dhe një lirë, që sipas viktimës kap vlerën e 1 mijë euro.

“Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se i dyshuari me datën 22.07.2022 rreth orës 10:50 në rrugën ‘’Nazim Pula’’ në Prizren tek tyrbja afër QKMF-së në Prizren, i dyshuari me forcë ka arrit nga viktima (S.M), t’i grabit qaforen e arit dhe një lirë ku sipas viktimës vlera arrinë në 1000 euro”- njofton Policia.

Tutje , sipas Policisë, i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të Porkurorit të Shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë dhe se ndaj tij do të ngritet kallëzim penal për veprën peale “Grabitje”.

Exit mobile version