I dyshuari për vrasjen në Pejë është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit.
Lajmin e ka bërë të ditur Shkodran Nikçi nga Prokuroria Themelore në Pejë.
“Është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit”, ka treguar Nikçi për Dukagjinin.
Ky i fundit nuk ka dhënë përgjigje nëse naj të dyshuarit është bërë kërkesa për paraburgim.
Ndryshe, një grua është vrarë pasditen e së premtes në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë.