0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

I dyshuari për vrasjen e nënës kishte biletë kthimi për Gjermani

Gjykata Themelore e Pejës i ka cakatuar masën e paraburgimit prej një muaji personit që dyshohet se vrau nënën e tij në mënyrë makabre në lagjen Kapeshnicë të Pejës.

Ndërkohë autoritet e drejtësisë kanë zbuluar se i dyshuari kishte pasur biletë kthimi për në Gjermani, vend ku i dyshuari posedon edhe leje qëndrim.

Këtë e ka konfirmuar Gjykata Themelore e Pejës, duke treguar se biletën e kthimit e kishte nxjerrë për datën 19 prill të këtij viti.

Në shkresat e Gjykatës tregohet se i dyshuari pasi kishte vrarë nënën e tij, kishte sulmuar me thikë edhe babain dhe hallën e tij.

Këto detaja gjykata i ka përmendur në arsyetimin që ka dhënë për caktimin e masës së paraburgimit./PrishtinaPress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img