Një ngjarje e rëndë e ka tronditur të hënën Ferizajn.
59-vjeçari Ekrem Sadiku, dyshohet se i ka therur me thikë katër persona, në mesin të cilëve edhe dy vajza të mitura.
Ende nuk dihen motivet e këtij rasti.
Klankosova.tv mëson se i dyshuari kishte qenë në burg dhe ishte liruar para një kohe.
Sipas informacioneve që ka Klani, ai ende nuk është intervistuar ende.
Intervistimi i tij pritet të bëhet sot gjatë ditës, derisa motivet e ngjarjes pritet të zbardhen pasi të përfundojnë hetimet./ Klankosova.tv