Site icon PrishtinaPress

I dyshuar për keqpërdorim të detyrës, Gjykata merr vendim për kryeinspektorin Nikçi 

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që t’i lë në arrest shtëpiak kryeinspektorin e Punës, Hekuran Nikçin dhe ushtruesit të detyrës së menaxherit në Njësinë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Naim Shalaku.

Themelorja ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për paraburgim, ndërsa ka vendosur që ndaj të dyshuarve të shqiptoj masën e arrestit shtëpiak.

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi, dhe ushtruesi i detyrës së menaxherit në Njësinë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Naim Shalaku ishin ndaluar të enjten me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë për 48 orë, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës.

Nikçi, i cili është emëruar jashtëligjshëm në pozitë të kryeinspektorit të punës, dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Cenim i të drejtave nga marrëdhënia e punës” dhe “Përdorim i paautorizuar i pasurisë”.

Edhe Shalaku është ndaluar shkaku i dyshimit të bazuar se i ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Cenim i të drejtave nga marrëdhënia e punës”.

Që të dy këta janë intervistuar gjatë të enjtes nga Sektori për Hetime Financiare i Policisë.

Exit mobile version