Site icon PrishtinaPress

I doli trenerka, detaji interesant nga takimi i Hetemit me ministrin Aliu

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka shkruar për takimin që ka zhvilluar me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi, i cili që më shumë se dy javë po qëndron i mbyllur në objektin e komunës.

Në fotografitë që ka publikuar ministri Aliu, ajo çfarë ra në sy ishte veshja e Hetemit.

Ai duket që ka të veshur trenerka nën pantollona.

Kjo foto është vërejtur mënjëherë nga Aliu, i cili e ka prerë fotografinë ku dukej lëshimi i Hetemit.

Gjatë vizitës të Aliut, ai është sulmuar me ngjyrë nga serbët protestues.

 

Exit mobile version