Një shtetasi të Shqipërisë i është djegur mbrëmë vetura në podrumin e një banese në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës ende nuk dihen shkaqet që e kanë shkaktuar zjarrin.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është nën hetime.
Raporti i plotë
“Prishtinë 11.05.2023 – 03:20. Ankuesi shtetas i Shqipërisë ka njoftuar se në podrumin e një banese është djegur vetura e tij. Shkaqet që e kanë shkaktuar zjarrin nuk dihen. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime”.