Site icon PrishtinaPress

I dhuron puthje vazhdimisht, Luizi ia kthen me shaka Kiarës: Sa kam vuajtur për këto, mos u bëj e bezdisshme tani

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë çifti i vetëm i krijuar në Big Brother VIP Albania.

Ata nisën lidhjen brenda shtëpisë së famshme, teksa gjatë rrugëtimit patën sfida të ndryshme.

Dyshja ditën e sotme (e martë) kanë qenë duke qëndruar në oborr e duke biseduar së bashku.

Në një moment, prezantuesja e njohur shfaqet duke i dhuruar puthje vazhdimisht artistit shkodran.

Ai i thotë se ka vuajtur shumë për këto puthje dhe me shaka që të mos bëhet e bezdisshme.

“O mrekulli. Mos u bëj e bezdisshme tani. Na lë rehat tani kot. Sa kam vuajtur për këtë puthjem. A mban mend se kam vuajtur për një përqafim tëndin”, i thotë Luizi, Kiarës.

Ata gjatë kësaj kohe shpesh kanë bërë plane për jetën jashtë, e po ashtu edhe për një dasmë.

 

Exit mobile version