Chelsea i ka barazuar shifrat në 1-1 ndaj Manchester United në derbin që po luhet në kuadër të javës së 13-të në Ligën Premier.
Jadon Sancho i kaloi Djajtë e Kuq në epërsi, duke përfituar nga një gabim i Jorginhos në minutën e 50-të.
Por, The Blues nuk u dorëzuan dhe arritën të nxjerrin një penallti me anë të Thiago Silvas.
Njeriu që e bëri gabimin në fillim të pjesës së dytë, i barazoi shifrat në 1-1, me italianin që gjuajti saktë në rrjetën e David De Geas.
Ky ishte goli i dytë i Jorginhos deri më tani në këtë edicion te Chelsea.
GOAL! Jorginho
Follow @IFAST66 and don’t miss a goal pic.twitter.com/uskPttoBW0
— ???????????????? ???????????????????? (@IFAST66) November 28, 2021