Site icon PrishtinaPress

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Kasanof, sot vjen në Kosovë

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof sot do të vijë në Kosovë.

Këtë e konfirmoi edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ndërsa tha se duhet pritur deri në atë moment që të dihet se “çfarë do të mund të presim prej tij”.

Ai u pyet në një konferencë për media për vizitën e Kasanof dhe se a mund të presë prej diplomatit amerikan “konfirmim shtesë sa i përket dialogut që pritet të zhvillohet këtë vjeshtë”.

Kasanof ka qëndruar dje në Beograd, ku ka biseduar për situatën në rajon me  presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Exit mobile version