0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

I dërguar nga Kurti për vizat në Bruksel, Sveçla merr konfirmimin e Komisioneres së BE-së

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se në Bruksel është takuar me Komisioneren Evropiane për Punë të Brendshme, Ylva Johansson, ku kanë folur për lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës. 

Sveçla thotë se Johansson i ka rikonfirmuar se kriteret për lëvizje të lirë janë plotësuar.


“Kisha kënaqësinë që të takoj në Bruksel Komisioneren Evropiane për Punë të Brendshme Ylva Johansson. Shpreha falënderimin tonë për ri-konfirmimin e Komisionit Evropian se Republika e Kosovës ka plotësuar në tërësi kriteret për lëvizjen e lirë për qytetarët tanë”, tha ai. 

Tutje ai ka thënë se puna për procesin ekzistues për liberalizimin e vizave është duke vazhduar deri në kompletim.

“Komisionerja e BE për Punë të Brendshme Johansson ka ri-konfirmuar që Komisioni qëndron prapa vlerësimit të tij dhe se puna vazhdon tutje në kuadër te procesit ekzistues deri në kompletimin e Liberalizimit të Vizave. Biseduam mbi arritjet e Qeverisë sonë nga hera e fundit kur jam takuar virtualisht me znj. Johansson. Lufta ndaj krimit, korrupsionit, trafiqeve të ndryshme dhe të gjitha veprimtarive ilegale mbetet prioritet i yni andaj në këtë kuptim kam shprehur gatishmërinë tonë për bashkëpunim të ngushtë me të gjitha shtetet aleate për krijimin e stabilitetit në vendin tonë dhe më gjerë”, shtoi Sveçla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img