1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

I dënuari me 16 vjet për vrasjen e serbit në Istog nuk pendohet: Qysh e kanë lypë e kanë gjetë

16 vjet të jetës së N.V janë destinuara që të kalohen brenda hapësirave të burgut. E gjithë kjo erdhi pasi ai i mori jetën një personi.

63 vjeçari edhe vitin e 11 të jetës së tij po e fillon pa pasur liri pasi kishte vrarë një qytetar serb në Istog.

Por, pavarësisht veprës së kryer dhe kohës së kaluar në burgun e Dubravës, ai nuk ndjenë pendesë për atë që ka bërë.

“Çdo njeri kur e bën një vepër edhe i bien pishman, kur është fajtor. Por, unë nuk e ndjej vetën fajtor dhe nuk kam çfarë të shtoj për këtë sepse si e kanë lyp e kanë gjete”, është shprehur ai.

Ditët e burgut nuk i konsideron të lehta, por sipas tij ka mënyra se si ato të kalohen mirë.

“Që dhjetë vjet e gjysmë jam në burg. Burg të mirë nuk ka, por duhet me ditë me gjet veten, me ruajt veten dhe me ditë me menaxhu me veten. Kur te ke menaxhimin e mirë, atëherë kalon mirë, ju përmbahesh rregulloreve dhe nuk ke problem fare”, ka thënë ai.

Ai thotë se për gjithë këtë periudhë që vuan dënimin në këtë burg asnjëherë nuk ka pasur probleme që kanë mundur të përfundojnë me konflikt fizik, qoftë me të burgosurit tjerë apo me stafin e burgut.

Por, ka disa ankesa për trajtimin nga ana e personelit shëndetësor brenda burgut.

“Sektori i shëndetësisë është zero. Nuk e di sa e dinë ata lartë. Nuk të këqyr kërkush. Gjithë ky njeri ka qenë sëmurë dhe të japin vetëm paraceta. Tri herë jam rrëzu natën, një infuzion nuk ma ka dhënë askush. Sa i përket spitalit këtu fajësohen oficerët dhe stafi, por prapë nuk kanë faj sepse këta i thërrasin, u thonë që filani është sëmurë dhe stafi mjekësor u thonë që veç nëse është i shtrirë krejt , përndryshe mos i sillni. Mua më ka ndodhë që kam shku në spital të burgut dhe më kanë thënë që mjeku nuk është këtu, mjeku ishte flejt në ora 10:00 të mëngjesit. Në këtë rast unë reagova keq dhe iu thash që nuk shkoj në paviljon pa ardhë mjeku sepse e di që është këtu në spital. Kur kam bërtit më thanë se është flejt dhe iu thash shkone thirrne. Mjeku vjen këtu një herë javë. Ta shkruan terapinë, por nuk të vjen terapia hiç ose vjen pas tri ditëve. Ti je sëmurë dhe terapinë duhet me ta dhënë menjëherë”, ka treguar ai për lajmi.net.

Ai, thotë se në burg problemet secili i burgosur i nxjerr vetë sepse askush nuk të nxjerr probleme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img