1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

I dënuar për dhunim, Policia arreston 22-vjeçarin i kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Një person është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, ai është kërkuar  me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Bëhet fjalë për T.K, një 22-vjeçar që është i dënuar me tri vjet për veprën ‘dhunim”.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, zyrtar policor nga Stacioni Policor Gjilan dhe hetues rajonal nga Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan në vazhdën e implementimit të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore, me datën 14.07.2024 kanë arrestuar T.K. (viti i lindjes 2002, mashkull kosovare). Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi prej tri (3) vite për veprën penale ‘’Dhunim’’. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img