Në Mitrovicë të Veriut policia ka arrestuar një person pasi i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht një shtetase të huaj me të cilën bashkëjeton, duke i shkaktuar lëndim të rënda trupore.
Organet e rendit njoftojnë se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.