Policia e Sienës në Itali ka rënë në gjurmët dhe ka bërë riatdhesimin e një shtetasi shqiptar, të dënuar për trafik droge, i cili ishte dëbuar nga territori italian.
Efektivët kishin vënë re prezenca të dyshimta ditët e fundit në zonën përballë stacionit hekurudhor.
Të mërkurën bënë kontrollin e tyre ku rezultoi se ishin tre shtetas shqiptarë. Vëmendja e policëve u drejtua ndaj 33-vjeçarit, i cili kishte me vete një kartë identiteti shqiptare.
Duke qenë se ka ngjallur dyshime dhe dokumenti nuk është i vlefshëm për identifikim dhe për qëndrim në Itali, është dërguar në zyrat e Komisariatit të Policisë për veprimet e plota identifikuese të Policisë Shkencore. Historia e tij doli nga krahasimi i gjurmëve të tij me sistemin AFIS.
Sipas mediave italiane, dhjetorin e kaluar, ai arriti të kthehej në Itali në mënyrë klandestine, duke përdorur një emër tjetër, atë të futur në dokumentin e paraqitur nga agjentët, të cilët në përfundim të kontrolleve, siç u përmend, ka rezultuar se ka qenë legjitime e lëshuar nga shteti shqiptar, pas procedurës së ndryshimit të gjeneralitetit.
Pasi e kuptuan këtë, agjentët e Zyrës së Emigracionit i dhanë atij një dekret dëbimi me largim të menjëhershëm nga territori kombëtar. Më pas ai u shoqërua nga policia në avionin e parë të disponueshëm për në aeroportin e Bolonjës, ku u nis me një fluturim direkt për në Shqipëri.