1.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

I dëbuar nga Zvicra dhe Italia, shqiptari arrestohet sërish në shtetin fqinj

Policia e Sienës në Itali ka rënë në gjurmët dhe ka bërë riatdhesimin e një shtetasi shqiptar, të dënuar për trafik droge, i cili ishte dëbuar nga territori italian.

Efektivët kishin vënë re prezenca të dyshimta ditët e fundit në zonën përballë stacionit hekurudhor.

Të mërkurën bënë kontrollin e tyre ku rezultoi se ishin tre shtetas shqiptarë. Vëmendja e policëve u drejtua ndaj 33-vjeçarit, i cili kishte me vete një kartë identiteti shqiptare.

Duke qenë se ka ngjallur dyshime dhe dokumenti nuk është i vlefshëm për identifikim dhe për qëndrim në Itali, është dërguar në zyrat e Komisariatit të Policisë për veprimet e plota identifikuese të Policisë Shkencore. Historia e tij doli nga krahasimi i gjurmëve të tij me sistemin AFIS.

I riu, një trafikant i rrezikshëm droge, i cili në atë kohë vepronte pikërisht në Toskanë, ishte dëbuar nga Italia në vitin 2016 me ndalim të rihyrjes, pas një dënimi për drogë. Prandaj ai ishte shpërngulur në Zvicër ku, me natyrë kriminale identike, kishte vuajtur një dënim për drogë dhe një dëbim të ri. Pas dëbimit nga Zvicra vitin e kaluar ai kishte tentuar të kthehej në Itali, por ishte refuzuar në kufi.

Sipas mediave italiane, dhjetorin e kaluar, ai arriti të kthehej në Itali në mënyrë klandestine, duke përdorur një emër tjetër, atë të futur në dokumentin e paraqitur nga agjentët, të cilët në përfundim të kontrolleve, siç u përmend, ka rezultuar se ka qenë legjitime e lëshuar nga shteti shqiptar, pas procedurës së ndryshimit të gjeneralitetit.

Pasi e kuptuan këtë, agjentët e Zyrës së Emigracionit i dhanë atij një dekret dëbimi me largim të menjëhershëm nga territori kombëtar. Më pas ai u shoqërua nga policia në avionin e parë të disponueshëm për në aeroportin e Bolonjës, ku u nis me një fluturim direkt për në Shqipëri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img