Melinda Ademi, ashtu si është pritur këtë vit, është shumë aktive si në muzikë por edhe në rrjetet sociale
Këngëtarja është shfaqur me disa foto sonte e vetme, derisa për të mërkurën ajo ka paralajmëruar këngën e saj më të re me Rina Balaj e cila mban titullin “Tornado”.
Por, deri atëherë Melinda nuk është ndalur dhe ajo ka postuar një set tjetër fotosh e që duket se vinë nga ndonjë klip tjetër i saj.
“I dashur, vetëm më dashuro, më dashuro!”, është mesazhi që ka shkruar poshtë fotografive Melinda.
Sigurisht ky mund të jetë ndonjë varg i këngës së saj të re, ose Melinda po paralajmëron zyrtarizimin e ndonjë lidhje të saj të re.