Site icon PrishtinaPress

I dalin fjalët Valon Sylës: Ju kam thënë se gërrnaçat me kerre të ‘rent a car’ bëjnë shllajfa e shtyhen në autostrada

Gazetari dhe opnionisiti, Valon Syla ka reaguar pas lajmeve se dy kosovarët që u dënuan për tejkalim të shpejtësisë në Shqipëri, i kishin marrë me qera në Zvicër veturat me të cilat po bënin gara, shkruan Gazeta Metro.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Syla ka thënë se e kishte thënë më moti se gërrnaçat (siç i quan ai një pjesë të mërgimtarëve) i marrin veturat me qera dhe bëjnë gra nëpër autostrada.

“Ju kom thonë që gërrnaçat me kerre të ‘rent a car’ bojnë shllajfa… edhe shtyhen nëpër autostrada. Më shajshit. Hajt se bindeni. A pi mshoni boksit te Ministria e Kulturës?”, ka shkruar Syla.

Ndryshe, dy kosovarët janë dënuar të martën nga policia e Fierit, për tejkalim të shpejtësisë në autostradë. Në njoftimin e policisë është bërë e ditur se njëri nga ta po voziste veturën e tipit Lamborghini, ndërsa tjetri BMW.

Ata nuk u ndalën në radarin e policisë, por u kapën nga këta të fundit në një postbllok tjetër.

Ndërkohë që mediat zvicerane kanë bërë të ditur sot se veturat të cilat kanë qenë duke i vozitur kosovarët, janë marrë me qera në Zvicër, atje ku edhe jetojnë ata. /gazetametro.net

Exit mobile version