Një i burgosur në burgun e Dubravës i ka sulmuar dy persona të tjerë (të burgosur), ku më pas edhe ka tentuar t’i vrasë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në datat 17-18.11.2022, në Qendrën Korrektuese Dubravë.
Tutje në raport sqarohet se i dyshuari dhe viktimat janë në vuajtje të dënimeve në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
“Qendra Korrektuese Dubravë 17-18.11.2022 – 18:35-10:20. Raportohet se në Qendrën Korrektuese Dubravë, i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprat ‘Lëndim i lehtë trupor dhe vrasje në tentativë’. I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se i ka sulmuar dy viktimat. I dyshuari dhe viktimat janë në vuajtje të dënimeve në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit”, thuhet në raport.