Policia e Kosovës ka arrestuar sot në flagrancë zyrtarin e Ministrisë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Leotrim Gashin, për ryshfet për subvencione.
Leotrim Gashi njëherit është edhe këngëtar i njohur, shkruan Insajderin.
Sipas policisë ai ka ka kërkuar dhe pranuar ryshfet shumën e të hollave prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga Ministria.

Leotrim Gashi është po ashtu djali I asambleistit të Bekim Jasharit në komunën e Skënderajt.

“I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti ndalohet për 48 orë, thuhet në njoftimin e policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.