2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

I arratisuri Hajrizi, mesazh Sveçlës: S’jeni ju që e kapni askënd hiç – ata që më kishin kapë janë në Hagë

I arratisuri nga burgu i Smrekonicës, Faton Hajrizi, është lajmëruar sërish me një video në rrjetin social TikTok, ku i ka reaguar ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se kapja e Hajrizit është çështje orësh apo ditës.

Hajrizi i reagoi Sveçlës duke i thënë se “nuk jeni ju që e kapni askënd, hiç”, dhe se sipas tij, të vetmit që mund ta kapnin atë, janë ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

“E pyes Sveçlën, i them se kur ke qenë i vogël a ke punuar në furrë a çka është puna se i ke disa orë të furraxhisë. Nuk mund të më kapësh ti mua. Kurrë s’mund të më kapësh o ministër i punëve të kota”.

“Ata të cilët më kishin kapur dhe me marrëveshje, janë në Hagë atje që ua kisha dëgjuar hatrin, jo lepurushët e Vetëvendosjes. Ju njohim mirë kush jeni. Nuk jeni ju që e kapni askënd, hiç”, tha Hajrizi.

Më tej, Hajrizi i tha Sveçlës se “sa për ty, vi midis Prishtinës dhe s’guxon me më dalë hiç”, teksa u mor edhe me mbiemrin e tij duke i thënë “çfarë mbiemri falë e ki, mbiemër koti”.

“Sa për ty, vi midis Prishtinës dhe s’guxon me më dalë hiç, por i shti ata burra, Njësi Speciale, ua the kokën e në fund ti rri në kollare, se ti vet edhe 100 herë me u klonu ti s’mund të më kapësh mua, se s’guxon të më afrohesh ti mua. Ky është mesazhi që ta jap unë ty, Xhelal Sveçla, a çfarë mbiemri falë e ki, mbiemër koti”, tha Hajrizi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img