0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

I akuzuari për keqpërdorim të detyrës zyrtare lirohet nga akuza

Gjykata e Apelit e ka liruar nga akuza një person i cili muaj më parë ishte gjetur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Këtë vendim e ka marrë departamenti Special i Gjykatës së Apelit, për të akuzuarin me inicialet A.M i cili ishte dënuar me një vit burg nga gjykata e shkallës së parë pasi kjo gjykatë kishte konstatuar se në vitin 2014 në cilësinë e personit zyrtar i kishte revokuar licencën për transport hekurudhor të mallrave të ndërmarrjes “Railtrans” L.L.C. me seli në Prishtinë.

Këtë veprim ai e kishte bërë kundërligjshëm si drejtor i departamentit ligjor dhe për licencim të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave meqë rast si pasojë i sjell përfitim operatorit të vetëm publik dhe monopolist “Trainkos”,  dhe njëkohësisht i shkakton dëm material të dëmtuarës kompanisë “Railtrans” në vlerë rreth 1.2 milion euro.

“Gjykata e Apelit pasi shqyrtoi me kujdes pretendimet ankimore dhe i vlerësoi shkresat e lendes,  gjeti se gjykata e shkallës së parë, e  ka bërë vërtetimin e gabuar të gjendjes faktike dhe me këtë gabimisht e ka shpallur fajtor të akuzuarin për veprën penale për të cilën është akuzuar, për shkak se provat e administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk e dëshmojnë se i akuzuari ka kryer veprën për të cilën është akuzuar. Gjykata e Apelit konstaton se  i akuzuari ka vepruar në përputhje me autorizimet e tij sipas Ligjit për Hekurudhat dhe akteve tjera nënligjore të ARH-së, nuk i ka tejkaluar autorizimet apo detyrat zyrtare dhe nuk ka pasur  prova që e kanë dëshmuar  se i njëjti kishte për qëllim dëmtimin e Kompanisë Railtrans, apo përfitimin e Kompanisë Publike Trainkos”, thuhet në komunikatë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img