3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

I afërmi i ministrit Murati zgjidhet kryeshef i “Bifurkacioni”-t, kundërkandidatët kërkojnë hetim nga Prokuroria

Konkursi i fundit për zgjedhjen e kryeshefit të ri të kompanisë rajonale të ujësjellësit “Bifurkacioni” në Ferizaj, ka implikuar edhe ministrin e Financave, Hekuran Murati, pasi që kundërkandidatët tjerë kanë ngritur akuza se konkursi është manipuluar në favor të kandidatit të zgjedhur Jeton Shabani, i cilësuar si aktivist dhe i afërt i ministrit Murati.

Bordi i përkohshëm i drejtorëve në kompaninë regjionale të ujësjellësit “Bifurkacioni” në Ferizaj në konkursin e fundit për kryeshef ekzekutiv të kësaj kompanie ka përzgjedhur kandidatin Jeton Shabani, i cili po cilësohet si aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i afërt me ministrin e Financave, Hekuran Murati, raporton KTV.

Shabani e Murati janë parë shpeshherë edhe nëpër fotografi gjatë fushatave zgjedhore. Kandidatët që nuk u përzgjodhën thonë se në këtë konkurs ka pasur një varg shkeljesh e parregullsish duke u nisur nga thirrja për aplikim.

Ata kanë kërkuar nga Prokuroria që ta hetojnë të gjithë procesin e zgjedhjes së kryeshefit të ri.

“Jam shumë i shqetësuar që po vazhdon avazi i vjetër duke emëruar dosta dhe njerëz të partive politike, siç është rasti tani në Ferizaj që është emëruar një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe siç thuhet këtu që është dost i disa ministrave në këtë qeveri”, ka thënë kandidati për kryeshef, Gëzim Kokollari.

Mediumi ka kërkuar përgjigje nga ministri Hekuran Murati për akuzat që kanë bërë kundërkandidatët, por nuk ka marrë përgjigje.

“Kryeshefi i përzgjedhur është shok i ngushtë i njërit ministër në Qeverinë e Kosovës dhe ndoshta ky është një favor të cilin duhet t’ia bëjnë njeriut. Mirëpo, në këtë mënyrë Kosova nuk mund të zhvillohet nëse ofrohen pozitat e larta për shokë, dashamirë, për dajë e teze”, ka thënë kandidati Luan Hoti.

Kryesuesi i Bordit të drejtorëve në kompaninë “Bifurkacioni”, Shpend Gjugja, ka thënë se kandidati i ka pranuar e i ka plotësuar kushtet dhe kriteret e nevojshme për këtë pozitë.

I ka mohuar se në zgjedhjen e tij të ketë pasur ndikim nga politika.

Ka pranuar se ka pasur disa lëshime teknike derisa konkursi është thirrur vetëm në gjuhen shqipe dhe se intervista fillimisht ishte thirrur me shkrim e pastaj është anuluar. I paqasshëm ka qenë kryeshefi i sapoemëruar në këtë ndërmarrje, Jeton Shabani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img