Site icon PrishtinaPress

Hysni Gucatin e gjen ditëlindja në Hagë, Faton Klinaku e uron nga Facebook-u

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Hysni Gucati i cili aktualisht gjendet në burgun e Hagës, feston sot ditëlindjen.

Me këtë rast, nga larg e ka uruar udhëheqësi i OVL UÇK-së, Faton Klinaku.

“Urime ditëlindjen, atje në vendin e padrejtësive! Edhe shumë të tjera të lumtura në vendin tonë”, shkroi Klinaku në Facebook.

Më 18 maj 2022 Trupi Gjykues shqiptoi dënimin e parë në historinë e Gjykatës Speciale të Kosovës, ku Gucati e Haradinaj u shpallën fajtorë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, duke dënuar secilin me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me gjobë prej 100 eurosh për secilin./PrishtinaPress/

 

Exit mobile version