Nëna e ish-kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, prej ditësh ndodhet e shtrirë në QKUK. Gjykata Speciale e ka lejuar Gucatin të vijë në Kosovë për ta vizituar nënën e tij, mëson Kanal10.
Si rëndom, ai po përcillet nga forca të shumta policore.
Javë më parë Gucati u dënua nga Gjykata Speciale me 4 vjet e gjysmë burgim.
Ndërsa kohë më parë, atij i vdiq babai, kurse vetë Gucati u lejua tek pas dy ditësh të vinte në Kosovë për ngushëllime.