1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Hyseni u premton subvencione e paga mujore familjeve strehuese në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka pritur sot në takim familjet strehuese, të cilat për më se njëzet vite kanë strehuar me dhjetëra fëmijë dhe ndoshta qindra sish së bashku dhe që edhe aktualisht kanë fëmijë në familjet e tyre, të cilët i strehojnë dhe kujdesen për ta, i ushqejnë e i rrisin dhe i edukojnë krahas fëmijëve dhe nipave e mbesave të tyre.

‘Për mua është kënaqësi e veçantë të takoj familjet që kanë sakrifikuar veten dhe familjet e tyre për të strehuar fëmijët e tjerë që janë pa shtëpi e pa prindër dhe si komunë kemi dhënë zotime se do të jemi në përkrahje dhe mbështetje të këtyre familjeve”, ka thënë kryetari Hyseni.

Për më shumë ai është zotuar se do të shqyrtojë mundësinë që si komunë të shikoj mundësinë për subvencionimin e këtyre familjeve.

‘Unë jam zotuar që si Komunë do të shikojmë mundësinë që në formë të subvencionit të përkrahim këto familje, ndërkaq nga viti i ardhshëm e tutje do të fillojmë me përkrahjen mujore, në formë të pagave, meqë janë gjithsej tri familje, sepse kështu tregojmë një lloj respekti dhe mirënjohje për punën dhe sakrificën që këto familje bëjnë, pa çka se kontributin si të tillë nuk mund ta paguajmë me para”, ka thënë Hyseni.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img