-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Hyseni takon zyrtarë të lartë të Francës – flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Koordinator Shtetëror për Dialog, Skënder Hyseni, ka takuar zyrtarë të lartë të Francës, me të cilët ka biseduar rreth dialogut Kosovë Serbi.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook.

“Jam sot në Paris për të takime me zyrtarë të lartë të Francës për të biseduar rreth dialogut Kosovë Serbi që po zhvillohet në Bruksel, dialog ky i cili po përkrahet edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thotë Hyseni.

Ai ka vlerësuar lartë rolin e Francës në këtë proces.

“Në takimin e parë që u mbajt në Pallatin Presidencial Elysee, u prita nga z. Alexandre Adam, këshilltar diplomatik për Evropë i presidentit francez Emmanuel Macron. Takimi i gjatë dhe përmbajtjesor. Duke vlerësuar rolin e madh të Francës dhe Presidentit Macron, z.Adam e njoftova për rrjedhën e deritashme të dialogut në Bruksel. Biseda ishte e hapur dhe shteruese, në frymë mirëkuptimi të plotë”, shprehet Hyseni.

Hyseni gjatë takimit ka thënë se nuk duhet të humbet koha e çmueshme, duke zvarritur procesin, por duhet shtruar pa u vonuar dhe pa zvarritje, për diskutim dhe akordim çështjen kryesore, marrëveshjen gjithëpërfshirëse për njohje reciproke dhe normalizim midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

“Duke çmuar angazhimin e BE-së dhe punën e të dërguarit të veçantë të saj, Ljçak në raundet e bisedimeve që po zhvillohen në Bruksel, theksova rëndësinë thelbësore të përkushtimit të Presidentit Makron dhe Kancelarës gjermane Merkel.”

“Koordinimi me synimin që dialogu të marrë një dinamikë të re është imperativ. Theksova se nuk duhet të humbet koha e çmueshme, duke zvarritur procesin, por duhet shtruar pa u vonuar dhe pa zvarritje, për diskutim dhe akordim çështjen kryesore, marrëveshjen gjithëpërfshirëse për njohje reciproke dhe normalizim midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Kjo mund të arrihet vetëm me përfshirjen dhe përkrahjen e drejtpërdrejt dhe të koordinuar të trekëndëshit Paris, Berlin, Uashington për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë të arrijnë një marrëveshje normalizimi, duke njohur njera tjetrën. E sigurova z. Adam se angazhimi konstruktiv i Qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës në këtë process është i vendosur”, ka theksuar më tej.

Hyseni ka thënë se ka folur edhe për liberalizimi e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Në një takim tjetër të gjatë dhe shumë përmbajtjesor, u prita në Quai d’Orsay nga ambasadori Frederic Mondoloni, Drejtor për Evropë Kontinentale në MPJ të Francës. Tema e bisedës edhe në këtë takim ishte dialogu Kosovë Serbi.”

“Poashtu në këtë takim biseduam me ambasadorin Mondolini edhe për liberalizimi e vizave për qytetarët e Kosovës. Me përunjësi kërkova që edhe Franca përfundimisht të jap pajtimin e saj që liberalizimi të ndodh brenda këtij viti. Në të dyja takimet u përcoll mesazh i qartë se Franca dhe Presidenti Macron mbetem të përkushtuar përgjatë gjithë këtij procesi, në përkrahje të fuqishme të një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithpërfshirëse”, ka shkruar Hyseni.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img