4.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Hyseni takon zyrtarë të EUROPOL-it, thekson nevojën e bashkëpunimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti në takim zyrtarët, Jari Liukkudhe, Roberto Codesal nga Departamenti i Operacioneve të EUROPOL-it, të cilët po qëndrojnë në Prishtinë, në kuadër të një projekti të përbashkët me Policinë e Kosovës.  Në këtë takim ministri Hyseni dhe zyrtarët e EUROPOL-it biseduan për modalitetet e bashkëpunimit të mëtejmë, duke e vlerësuar bashkëpunimin  e frytshëm të deritanishëm mes Policisë së Kosovës dhe EUROPOL-it.

Me këtë rast ministri Hyseni theksoi nevojën që menjëherë pas hyrjes në fuqi të rregullativës së re të EUROPOL-it, të fillohet hartimi i një draft marrëveshje bashkëpunimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img