Site icon PrishtinaPress

Hyseni: Regjimi i Kosovës po sulmon të kaluarën e ndritshme të vendit, LDK-ja po hesht

Ish-kryenegociatori i Kosovës, Skënder Hyseni, ka bërë me dije se pushteti aktual po synon rrënimin e çdo gjëje që është arritur deri me tash në Kosovë.

Në këtë drejtim, ai ka kritikuar LDK-në për heshtje ndaj veprimeve të qeverisë aktuale.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hyseni ka shkruar se ish-kryeministri Isa Mustafa do duhej të ishte i fundit që të detyrohet të reagonte në mbrojtje të punës së tij të mirë.

“Me paturpësinë më të madhe, regjimi i Kosovës, me synim rrënimi të çdo gjëje, po sulmon të kaluarën e ndritshme të këtij vendi. Ndërsa LDK apo Rruga e re siç e kanë për qef të quhen po heshtin. Isa Mustafa do duhej të ishte i fundit që detyrohet të vëhet në mbrojtje të punës së tij të mirë, të vërtetës!”, ka shkruar Hyseni.

Exit mobile version